Sport
Prishtina dhe Gjilani synojnë këndelljen, Ulpiana për t’ia ndalë hovin Drenicës
Demokracia
09:17 | 16 Shtator 2021

Share:

Java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet sot me dy takime në program.

Ndeshja kryesore është ajo që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet mes Prishtinës dhe Gjilanit, shkruan Demokracia.com.

Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar synojnë fitoren në mënyrë që të këndellen nga rezultatet negative në këtë fillim të edicionit.

Takimi tjetër i ditës është edhe ajo ndërmjet Ulpianës së sapopromovuar në elitë dhe Drenicës.

Ulpiana që nuk dinë për fitore kërkon t’ia ndalë hovin “kuqezinjve”.

Dy përballjet në fjalë fillojnë nga ora 16:00. /Demokracia.com

Të ngjashme