Sport
Prishtina dhe Ferizaj kanë nevojë të madhe për pikë, formacionet zyrtare
Demokracia
14:34 | 15 Prill 2023

Share:

Prishtina është nikoqir i Ferizajt në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit kosovar, Albi Mall Superligë.

Një duel bardhekaltër shumë interesant pritet të zhvillohet në kryeqytet, pasi të dyja skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja dhe të vazhdojnë garën për pozitën e tretë, në anën tjetër Ferizaj pas triumfit ndaj Gjilanit kërkon të shkaktojë një tjetër befasi në kryeqytet.

Tanimë dy trajnerët, Debatik Curri dhe Andrej Panadic kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Kolaj, Bytyqi, Pllana, Useini, Mici, Pefqeli, Gashi, Hyseni, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi.

Ferizaj: Jovanovski, Bardhi, Halili, Hyseni, Gligorov, Avdulli, Ramusa, Islami, Krasniqi, Sadriu, Panadic.

Të ngjashme