Sport
Prishtina – Ballkani, këto gjëra ndalohen të futen në stadium nga tifozët
Demokracia
15:41 | 04 Shtator 2022

Share:

FC Prishtina njofton tifozët që sonte kanë planifikuar ta përcjellin nga afër ndeshjen FC Prishtina – FC Ballkani, se do të kenë kontrolla në hyrjet e stadiumit për sendet e ndaluara.

Dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” hapen në ora 18:00, njofton faqja zyrtare e klubit të Prishtinës, përcjell Demokracia.com.

Gjërat që janë të ndaluara i keni të cekura në listën e mëposhtme.

Në kontrollin e parë ndalohen:

– shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë

– pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike

– ushqim

– çantat e shpinës

– mbushësit e telefonave

– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.

Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:

– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.

– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.

– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi./Demokracia.com/

Të ngjashme