E gjithë vëmendja e futbolldashësve të futbollit të Kosovës sot (e diel) do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në kryeqytet, sonte, do të zhvillohet kryendeshja e javës së pestë në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Kjo super-sfidë ka zgjuar vëmendjen e opinionit të futbollit, derisa në tempullin “Fadil Vokrri” na pret një ndeshje e “zjarrtë” – sikurse në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna.
Sa i përket formës së dy skuadrave, si Ballkani ashtu edhe Prishtina kanë bilancë të njejtë në pesë ndeshjet e fundit.
Prishtina ka katër fitore dhe një barazim, ashtu sikurse edhe Ballkani.
Kurse, në pesë përballjet e fundit direkte, suharekasit janë më të mirë duke shënuar katër fitore, teksa prishtinasit e kanë vetëm një sosh.
Ndryshe, ndeshja e sotme luhet nga ora 20:00./FrontOnline/