Sport
Prishtina arrin në Mançester, sot stërvit në stadiumin e TNS-së
Demokracia
14:47 | 28 Korrik 2021

Share:

Kampioni i Kosovës, Prishtina ka aterruar sot në Mançester në Angli derisa do të akomodohet në  Çester.

“Pas fluturimit komod me “Carpatair” , skuadra ka ateruar në Aeroportin e Manchesterit dhe pas pak do të akomodohet në Chester”, ka shkruar FC Prishtina, transmeton Demokracia.com.

Skuadra sot mban seanca e treningut në fushën e skuadrës TNS ndërsa nesër nga ora 20:00 zhvillon ndeshjen kundër Connah’s.

Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e Prishtinës me rezultat 4:1 dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që bardhekaltrit të eliminohen. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024