FC Prishtina që nga data 10 korrik po qëndron në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për përgatitje para fillimit të edicionit të ri në futbollin e Kosovës, që starton në mes të muajit gusht.
Skuadra “bardhekaltër” që në Mavrovë do të përgatitet deri më 25 korrik, tashmë i ka aranzhuar edhe tre ndeshje miqësore, bën të ditur faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, përcjell Demokracia.com.
Të parën do ta zhvillojë të enjten (14 korrik) ndaj skuadrës shqiptare Struga Trim & Lum, ekip që garon në elitën e futbollit maqedonas.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin “Resort Mavrovo” në Mavrovë.
Prishtina që fazën përgatitore e ka filluar në kryeqytet më 27 qershor, më parë e ka zhvilluar edhe një tjetër ndeshje kontrolluese ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë, sfidë e cila ka përfunduar me rezultat 1:1./Demokracia.com/