Lajme
Prindoni tenton të viktimizohet: Familja ime kërcënohet me vdekje në emisione live
Demokracia
22:37 | 09 Shkurt 2022

Share:

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, ka kaluar në një nivel tjetër në luftën e tij ndaj mediave në Kosovë. Pasi reagoi ashpër në një status në Facebook natën e së martës ku i quajti mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” ai sot ka shpërthyer sërish kur ka thënë se Presidentja është kërcënuar me jetë në emisione të drejtpërdrejta.

Sadriu reagoi ashpër mbrëmë kur u publikuan shpenzimet e Osmanit gjatë kohës sa ishte deputete, e ku doli se ajo kishte shpenzuar mijëra euro në udhëtime për seanca të Kuvendit, ndonëse ajo gjatë asaj kohe ishte duke jetuar në kryeqytet.

Burri i Presidentes e kishte fshirë atë status më pas, mirëpo sot është kthyer me status tjetër të së njëjtës natyrë. Ai shkruan se Osmani është kërcënuar në emisione live.

“Tendencat për të njollosur veprimtarinë e imazhin e Presidentes Osmani, bashkëshortes sime dhe nënës së dy vajzave tona, janë thelbësisht vështirë të tolerueshme, sepse ato çdoherë kanë rezultuar me kërcënimin ndaj jetës dhe sigurisë së tyre, gjë që ka rezultuar edhe me vlerësimin më të lartë të rrezikshmërisë nga ana e institucioneve të sigurisë. Dhjetëra kërcënime, përfshirë kërcënime me vdekje që bëhen ‘live’ nëpër emisione ndaj familjes sime”, shkruan Sadriu në reagimin e tij të gjatë në Facebook ku pandeh se Osmani dhe familja e tij po kërcënohen me jetë live nëpër emisione.

 

Të ngjashme