Lajme
“Prindoni nuk erdh, s’arriti me e gjetë uniformën” | Pas paralajmërimeve të Osmanit dhe Kurtit për luftë me Serbinë, kryerezervistit Prindon Sadriu i humb uniforma
Demokracia
10:00 | 28 Dhjetor 2023

Share:

“Prindoni nuk arriti me ardh! E di që kishit pas qejf shumë me pa këtu, po s’arriti me e gjetë uniformën!”.

Kjo është vetëm një përpjekje për shaka e presidentes Vjosa Osmani, në llogari të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut, i cili përveç që është rezervist i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së fundmi është bërë edhe Drejtor për NATO në Ministrinë e Jashtme.

“Por, jam e bindur se është duke na parë me dylbi dhe duke na përcjellë në këtë natë të përbashkët”, vazhdoi edhe pak Osmani, shkruan Demokracia.com.

Shakaja e presidentes Osmani doli në koktejin e fundvitit me gazetarët, të cilëve nuk u kërkojë falje për gjuhën e pafrenueshme të bashkëshortit të saj, i cili në shumë raste i ka sulmuar mediat duke i quajtur edhe ndërmarrje të përbashkëta kriminale.

SKANDALOZE: Prindon Sadriu i quan mediat ‘Ndërmarrje të Përbashkëta kriminale’

Sidoqoftë, këto shaka të presidentes Osmani vijnë në një kohë tensionesh dhe rreziqesh, të paralajmëruara nga vetë Osmani, por edhe nga kryeministri Kurti.

Vetëm gjatë muajit dhjetor të këtij viti, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë përmendur në shumë raste rrezikun e mundshëm që Kosovës i vie nga Serbia. Sulme të tjera mbi Kosovën po përgatiten në Serbi, kanë alarmuar Kurti dhe Osmani.

Më 13 dhjetor 2023, Osmani ka thënë para gazetarëve në Bruksel, para fillimit të samitit të rregullt vjetor të liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre nga Ballkani Perëndimor, se “Serbia po planifikon sulme të reja ndaj Kosovës”.

Osmani në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë

Tri ditë më vonë, më 16 dhjetor 2023, edhe kryeministri Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia.

“Nuk mund të përjashtojmë një sulm, sepse nuk varet nga ne. Por, ne jemi vigjilentë dhe kemi mbështetjen e trupave tona dhe atyre të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmi i shtatorit për të mbajtur vendin tonë të sigurt”, ka deklaruar Kurti për mediumin gjerman, Stern.

Kurti nuk përjashton mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia: Askush s’mund të dijë se çfarë mund të urdhërojë Vuçiç-i

Edhe më 23 dhjetor 2023, kryeministri Kurti bëri paralajmërimin e frikshëm se “Ai [Milan Radojçiq] po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në vendin tonë bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radojçiq është duke mbajtur takime të rregullta me zyrtarë të lartë të shërbimit sekret serb – BIA”, tha Kurti.

Osmani dhe Kurti arrijnë “sukses”, vazhdojnë ta mbajnë Kosovën lajm në ballinat e mediave ndërkombëtare si një vatër e mundshme lufte

Në një kohë tensionesh dhe mes këtyre paralajmërimeve të frikshme nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, se në Serbi po përgatiten sulme të reja mbi Republikën e Kosovës, mungonte vetëm edhe “lajmi” i dhënë nga e para e vendit se bashkëshortit të saj “i ka humbur uniforma”. /Demokracia.com/

Të ngjashme