Lajme
Syla: Prindon Sadriu është ambasador në Shkup, por gjithë ditën rrinë në korridor të Presidencës
Demokracia
22:40 | 25 Prill 2022

Share:

Gazetari Valon Syla ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishajn, i cili dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar.

Syla ka thënë se praktika e Kosovës tregon se janë shkarkuar diplomatë ‘për një fjalë’, derisa e njëjta s’po ndodh tani kur bëhet fjalë për 600 mijë euro.

“Kur Prindoni po thotë mediat te na janë ndërmarrje e përbashkët kriminale, e është diplomat i Kosovës në Shkup, e rri gjithë ditën këtu në korridore të Presidencës, askush nuk e thirr Prindonin me i thanë a po shkon te shpija ti”, ka thënë Syla.

“Kur fol Martin Berishaj dhe i dalin 600 mijë euro në llogari “jo se dikush ja ka shti. Qysh? Ne i kemi kthyer njerëzit për një deklaratë”, shpjegon Syla.

“Pse nuk thirret Martin Berishaj tash? Me u pezullu, me hetu. Le ta bëjë ndash grupi parlamentar, ndash Kuvendi. Qysh është e mundshme, je zënë me 600 mijë, s’po e dimë kah kanë shkuar e qenka problem me të hetu se je dost i Glaukut, Albinit e Vjosës”, tha ai në T7.

“Kur u prish Golob me Janshën në Slloveni, Martinin e kanë zënë në gërshërë, e kanë prerë dhe ja kanë qit të dhënat. Ja kanë qit të dhënat e sakta se ata ndërmjet vete janë përla”, shtoi Syla.

“Është duke ardhur era krim. Duhet me u hetu”, theksoi Syla.

Të ngjashme