Lajme
Prindërit protestojnë në Pejë, kërkojnë ndërprerjen e grevës
Demokracia
08:50 | 19 Shtator 2022

Share:

Në Komunën e Pejës sot do të ketë protestë për shkak të grevave në arsim.

Këshilli i Prindërve të kësaj Komune ka paralajmëruar se protesta do të organizohet për të kërkuar ndërprerjen e grevave dhe kthimin e fëmijëve në shkolla.

Protesta ka marrë edhe pëlqimin e Komunës, e cila ka lejuar organizimin dhe mbajtjen e saj.

Ajo do të mbahet me fillim nga ora 12:00, në qendër të qytetit.

Të ngjashme