Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte.
Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë djalin e tyre sot. Ata do të qëndrojnë në qendrën e paraburgimit nga mëngjesi deri në ora 16:00.
Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në familjen e tyre në Burojë të Skenderajt.