Lajme
Prindërit e fëmijëve të një çerdheje publike protestojnë para Qeverisë
Demokracia
12:36 | 22 Shtator 2022

Share:

Prindërit e fëmijëve që shkojnë në çerdhen “Gëzimi Ynë” kanë nisur protestën para Qeverisë së Kosovës, si shenjë pakënaqësie për mbylljen e kopshteve/çerdheve.

“Hapni çerdhet”, “Fëmijët po pësojnë” , “Ktheni jetën kopshtit”,  “Gjeni zgjidhje fëmijët nuk kanë faj”, janë disa nga mbishkrimet që ata kanë vendosur në pankarta.

Protesta e tyre pritet të vazhdojë edhe te selia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës.

Të ngjashme