Lajme
Princit Harry i jepet drita jeshile për të veshur uniformën ushtarake në vigjiljen për Mbretëreshën
Demokracia
23:10 | 15 Shtator 2022

Share:

Princi William dhe Harry do të marrin pjesë në një vigjilje speciale për nder të Mbretëreshës.

Princi i Uellsit dhe Duka i Sussex do të bashkohen me gjashtë nipërit e tjerë të Mbretëreshës në një vigjilje speciale 15 minuta në Westminster Hall.

Tetë nipërit thuhet se do të qëndrojnë në heshtje pranë arkivolit të Madhërisë së Saj, në një skenë që do të pasqyrojë Vigjiljen e Princave gjatë së shtunës.

Në vigjilen speciale u panë Mbreti Charles, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Eduard, të cilën qëndruan tek Katedralja e Shën Giles në Edinburg në fillim të kësaj jave.

Ndërkaq, Charles, Anne, Andrew dhe Edward do të përsërisin vigjiljen në Westminster Hall të premten mbrëma, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Sipas The Mirror, Dukës së Sussex-it do t’i lejohet të veshë uniformë ushtarake në këtë ngjarje, pasi deri më tani ishte penguar të vishte ato.

Princit Harry thuhet se i është dhënë leje e veçantë për të bartur veshje ushtarake në vigjilje.

Megjithatë nuk është e qartë se çfarë uniforme saktësisht do të veshë, duke qenë se ai nuk mban më poste në ushtri.

Ndryshe, Duka i Sussex deri më tani nuk ka qenë në gjendje të veshë uniformë ushtarake gjatë ndonjë prej paraqitjeve të tij publike pas vdekjes së Mbretëreshës.

Të ngjashme