ShowBiz
Princi William publikon videon e tij të parë në TikTok
Demokracia
19:50 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Videot e Princit William kanë qenë tashmë një trend për një kohë të gjatë në rrjetin social TikTok , veçanërisht ato që nxjerrin foto dhe video të adoleshencës së tij ose ditëve të para të lidhjes me Kate Middleton.

Megjithatë, tani djali i madh i mbretit Charles ka vendosur të bëhet një “krijues” duke shpërndarë TikTok-un e tij të parë dhe duke bërë kështu debutimin e tij në platformë.

Për ta bërë këtë, ai zgjodhi profilin e Earthshot Prize – çmimi i krijuar së bashku me David Attenborough për të shpërblyer projektet dhe zgjidhjet më të mira mjedisore – në të cilin u publikua një video që njoftonte se “Fituesit e këtij edicioni do të shpallen në një ceremoni që do të mbahet më 2 dhjetor në Boston.”

Debutimi i Princit William në TikTok u përshëndet shumë pozitivisht nga përdoruesit, duke gjykuar nga komentet që u shfaqën menjëherë pas publikimit të videos. Ajo që u pëlqeye më shumë ishte fakti që Princi zgjodhi të shfaqeshej në platformë për herë të parë për të mbështetur një iniciativë në lidhje me luftën kundër ndryshimeve klimatike.

VIDEO:

https://www.tiktok.com/@theearthshotprize/video/7171497103523384582?embed_source=70842511%2C70846776%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&refer=embed&referer_url=paparaci.com%2F248529%2Fprinci-william-publikon-videon-e-tij-te-pare-ne-tiktok%2F&referer_video_id=7171497103523384582

 

Të ngjashme