Princi William ka qenë vetëm 15 vjeç kur mamaja e tij, Princeshë Diana, pësoi aksidentin tragjik që i mori dhe jetën.
Princi ka treguar së fundmi për momentin e vështirë me të cilin u përball kur ishte vetëm 15 vjec.
“Skocia është burimi i shumë kujtimeve të lumtura. Por edhe më të trishtuarave. Isha në kështjellën e Balmoral kur më thanë se nëna ime ndërroi jetë. Ende i tronditur, po atë mëngjes gjeta një vend të shenjtë në shërbim në Crathie Kirk. Dhe në ditët e errëta të pikëllimit që pasuan, gjeta rehati dhe qetësi jashtë në Skoci. Si rezultat, lidhja që ndjej me Skocinë do të jetë gjithmonë e thellë”, thotë ai.
“Dhe përveç këtij kujtimi të dhimbshëm, aty kam dhe një moment shumë të lumtur. Sepse ishte këtu në Skoci, 20 vite më parë, kur u njoha për herë të parë me Catherine. Nuk ka nevojë ta them se qyteti ku takon gruan tënde të ardhshme mban një vend shumë special në zemrën tënde”, është rrëfyer Princi./Demokracia.com/