Lajme
“Princi” i presidentes shpërndan “Fake news”, diplomati i karrierës nuk e di që shefi i EULEX-it nuk akreditohet nga Osmani
Demokracia
20:34 | 05 Korrik 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Por, me sa duket, bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, përkundër që është diplomat i karrierës, nuk e kupton fort mandatin e EULEX-it në Kosovë.

Bashkëshorti i presidentes Osmani, njëherish diplomati i karrierës, Prindon Sadriu, ka shpërndarë një lajm të pa vërtetë në Twitter. Pas takimit të Osmanit me Pietro Barbano, Sadriu ka thënë se shefi i ri i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, është akredituar nga presidentja Vjosa Osmani. Megjithatë, duket se Sadriu nuk e di se shefi i EULEX-it nuk akreditohet dhe nuk dorëzon as letra kredenciale te presidentja Osmani.

Ky takim i shefit të ri të Eulexit ka qenë thjesht në një takim njoftues me presidenten Osmani, shkruan Demokracia.com.

Për këtë takim ka njoftuar edhe EULEX-i.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e EULEX-it, shefi i ri i këtij misioni, Giovanni Pietro Barbano, ka realizuar një takim njohës me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Sot, Shefi i ri i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano realizoi takim njohës me Presidenten e Kosovës, Zj. Vjosa Osmani-Sadriu. Ata këmbyen pikëpamje lidhur me situatën aktuale në Kosovë dhe për mandatin e Misionit. Barbano e shprehu zotimin e tij për ta vazhduar përkrahjen për institucionet kosovare të sundimit të ligjit drejt rritjes së pavarësisë, qëndrueshmërisë dhe përputhshmërisë me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, përmes komponentëve të ndryshëm të mandatit të EULEX-it”, thuhet në njoftimin e EULEX-it. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme