Lajme
Princi i kurorës saudite bisedon me presidentin e Iranit për luftën në Gaza
Demokracia
10:21 | 12 Tetor 2023

Share:

Princi i kurorës saudite, Muhamed bin Salman foli në telefon me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi.

Agjencia shtetërore Saudite e Shtypit raportoi sot se Presidenti Raisi thirri princin e kurorës i cili theksoi “qëndrimin e palëkundur të mbretërisë për mbështetjen për kauzën palestineze dhe mbështetjen e përpjekjeve për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse dhe të drejtë që siguron të drejtat legjitime të popullit palestinez”.

Arabia Saudite dhe Irani, rivalë të vjetër, kohët e fundit rivendosën marrëdhëniet diplomatike me ndërmjetësimin e Kinës.

Para shpërthimit të armiqësive, SHBA po negocionte me sauditët për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, që potencialisht do të ishte një marrëveshje historike. /Demokracia

Të ngjashme