Lajme
Princi Harry merr pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles pa Meghan
Demokracia
17:33 | 12 Prill 2023

Share:

Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij Mbretit Charles muajin e ardhshëm, por jo gruaja e tij. Ajo do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre, tha sot një zëdhënës i Pallatit të Buckingham.

Kurorëzimi është planifikuar për 6 maj në Westminster Abbey.

Përgatitjet janë “lënë në hije” kohët e fundit nga zbulimet e Harry dhe Meghan për mbretin, trashëgimtarin e fronit Princin William dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, në kujtimet e Harry-t, një dokumentar Netflix dhe një seri intervistash televizive nga çifti.

Meghan dhe fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, nuk do të udhëtojnë në Britani për kurorëzimin, sipas njoftimit të Pallatit.

Kujtohet se ftesa për kurorëzimin i kishte mbërritur çiftit disa javë më parë dhe acarimi në Angli sa vinte e shtohej pasi Harry dhe Meghan qëndruan të heshtur nëse do ta pranonin apo jo.

Në të njëjtën ditë me kurorëzimin, djali i Harry dhe Meghan, Archie, do të festojë ditëlindjen e 4-të.

Do të jetë paraqitja e parë publike e Harryt me familjen mbretërore që nga publikimi i librit të tij më të shitur, Spare, në të cilin ai zbuloi tensionet familjare. /abcnews.al

Të ngjashme