ShowBiz
Princi Harry flet për vdekjen e Princeshës Diana: Nuk kisha mbështetje nga familja ime
Demokracia
21:13 | 27 Qershor 2024

Share:

Princi Harry ka folur për humbjen e nënës së tij, Diana, Princeshës së Uellsit, kur ai ishte vetëm 12-vjeç.

Duka i Sussex foli sinqerisht për betejat e tij në një video të re për rolin e tij si ambasador global për ‘Scotty’s Little Soldiers’ – një organizatë bamirëse që mbështet të rinjtë që kanë humbur prindërit në ushtri.

Në videon e publikuar të enjten (27 qershor), Harry tha: “Është e lehtë si një fëmijë të mendosh ose të bindesh veten… ti e bind veten se personi që ke humbur të do, ose duhet të jesh i pikëlluar për të. Por më pas është ky kuptimi se, jo, ata duhet të duan që unë të jem i lumtur”.

Harry pranoi se nuk donte të fliste për të ëmën me askënd sepse vetëm përmendja e emrit të saj e bënte të ndihej keq.

Ai thotë po ashtu se në atë kohë nuk e kishte as mbështetjen e familjes.

“Sapo vendosa që të mos flisja për këtë çështje, gjërat u bënë më të lehta dhe fillova ta shijoj jetën”, shpjegon tutje ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Më 31 gusht 1997, Princesha Diana, vdiq në një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare.

Vdekja e saj tronditi të gjithë dhe pati spekulime për një kohë shumë të gjatë.

Të ngjashme
ShowBiz • 30 Qershor 2024