ShowBiz
Princi Harry dhe Meghan Markle janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë
Demokracia
21:59 | 14 Shkurt 2021

Share:

Duka dhe Dukesha e Sussex janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, ka thënë një zëdhënës i çiftit.

Harry dhe Meghan po përgatiten të mirëpresin një vëlla ose motër për djalin e tyre Archie Mountbatten-Windsor, i cili mbushi një vjet majin e kaluar, transemton Demokracia.com

Një zëdhënës i çiftit tha se ata ishin “shumë të lumtur” për lajmin.

Çifti ndau një fotografi bardh e zi nën një pemë, me Harry që mban dorën në kokën e Meghan, ndërsa ajo përkëdhel barkun e saj.

Fëmija i tyre do të jetë i teti në radhë për në fron.

Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex tha: “Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë”./Demokracia.com

Të ngjashme