ShowBiz
Princ Leka gënjeu, videon me Elian dhe babain e saj e shpërndau ai vetë
Demokracia
13:25 | 18 Qershor 2024

Share:

Në 6 mars të këtij viti qarkulloi duke u bërë virale një video ku shihej Princ Leka në asokohe ende bashkëshorten e tij, Elia Zaharian, në një konfrontim të ashpër mes tyre.

Elia Zaharia e akuzonte për dhune ndaj babait të saj, ndërsa dukej në gjendje të rënduar emocionale.

Këtë konfrontim mes tyre Princi e filmonte me telefonin e tij.

Deri atehere media roze ishte mbushur me lajmet e tradhetise se tij me fotografen e familjes, Blerta Celibashi, e cila prej vitit 2019 realizonte kartolinat familjare duke fiksuar ne aparatin e saj momentet me te lumtura te familjes mbreterore!

Më 6 mars, Princ Leka pati edhe një deklaratë zyrtare në faqen zyrtare të Oborrit Mbretëror, akuzoi publikisht prokurorinë dhe policinë e shtetit për shpërndarjen e ësaj videoje në media, pasi sipas tij, kjo video i ishte dorëzuar policisë si provë “dhune” nga bashkëshortja e tij, Elia.

Prej asaj dite, prokuroria e Tiranes nisi një hetim, i cili më në fund, pak ditë më parë, u mbyll duke sqaruar gjithçka një herë e mirë.

Prokuroria pas hetimit tre mujor ka arritur ne konkluzionin se kjo video ka dalë nga vetë Princ Leka i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i materialit filmik. Celulari i është kërkuar nga prokuroria, por ai ka refuzuar ta dorezojë duke u shprehur se e ka thyer. Prokuroria nga hetimet ka konfirmuar se video i është dërguar mikeshes së tij, fotografes, nga vetë ai.

Kur organi hetimor i ka kërkuar kësaj të fundit të dorëzoje celularin, ajo ka refuzuar ta bëjë duke dëshmuar se e ka futur në lavatriçe së bashku me rrobat dhe nuk e disponon më.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024