Lajme
Primaret në PD, mbyllet procesi i votimit, dalin fituesit e parë
Demokracia
19:02 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka përfunduar.

Totali i personave që kanë votuar në të gjithë vendin deri në orën 17:00 ka qenë 51797 në 51 bashki, sipas qarqeve:

Ka përfunduar procesi i numërimit të votimeve në Primaret për 4 bashki në qarkun e Beratit.

Në Poliçan ka pasur vetëm një kandidat të vetëm, për pasojë fitues është shpallur Behar Xhaferraj i cili ka marrë 92 vota, ndërsa 2 vota janë shpallur të pavlefshme.

Po ashtu dega e Rithemelimit në Skrapar ka mbyllur procesin e numërimit duke shpallur fitues, Euglen Mustafallari me 156 vota, i cili po ashtu ishte kandidat i vetëm.

Në Dimal është shpallur fitues Gentian Meci i cili ka arritur të sigurojë 187 vota kundrant 86 votave të Thoma Rumnicit.

Ndërsa në Kuçovë, ku pati dorëheqje nga Brikena Koroveshi e vetmja kandidate përballë Lefter Maliqit, është mbyllur procesi i numërimit, ku me 339 vota është shpallur fitues Lefter Maliqi.

Në bashkinë e Memaliajt, pas numërimit të votave komisioni ka konfirmuar fitues Albert Malajn me 300 vota kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota, ndërsa 4 vota ishin të pavlefshme.

Në Selenicë ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe për Bashkinë e Selenicës si kandidat I PD-së fiton Leonard Rakipaj me 270 vota nga 500 në total.

Në bashkinë e Vaut të Dejës fitues është Zef Hila me 743 vota kundrejt Kol Shabanit me 117 vota.

Për herë të parë kanë votuar jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët, të cilët mbështesin kandidatët, që do të garojnë për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Të ngjashme