Kuriozitete
Prifti ndjek dhe rreh besimtarin në mes të rrugës, arsyeja do t’ju habisë
Demokracia
20:49 | 27 Korrik 2022

Share:

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Casetra të Italisë. Një prift ka sulmuar një besimtar pasi ky i fundit la vetëm 25 euro në një funeral të mbajtur nga prifti.

Sipas faqeve lokale, të cilat citojnë versionin e viktimës, në fund të një funerali, një i afërm i të ndjerit shkoi në sakristi për të lënë 25 euro.

Dhurim i cili gjithsesi do të ishte gjykuar shumë i ulët nga prifti, siç nënvizoi ai vetë para famullitarit.

Pas një sherri verbal, prifti dyshohet se ka sulmuar burrin. Ai e ndoqi në rrugë dhe më pas e rrahu. Qytetari është dërguar në spital dhe do të denoncojë priftin.

Tg Com shkruan se sherri ndodhi mëngjesin e së martës.

Besimtarët kanë specifikuar se dhënia e lekëve nuk është detyrim.

Të ngjashme