Prezenca e OSBE në Tiranë ka uruar zotin Bajram Begaj për zgjedhjen në postin e kreut t ri të shtetit.
Me anë të një postimi në Twitter, shkruan se presin me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm me Presidentin e ri.
“Përgëzime të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm”, thuhet në postim.
Përgëzime të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm.
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) June 4, 2022