Lajme
Prezantuesja e ceremonisë së Oscar-it propozon që Zelensky t’iu drejtohet me video
Demokracia
23:09 | 18 Mars 2022

Share:

Komediania hollivudiane, Amy Schumer, e cila do ta prezantojë ceremoninë e Oscar-it, sugjeroi që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky t’i drejtohet publikut botëror përmes lidhjes me video, transmeton Demokracia.com.

Schumer tha se ajo nuk kishte frikë të fliste për luftën në Ukrainë dhe u sugjeroi producentëve të ceremonisë që Zelensky t’i drejtohej atyre përmes lidhjes LIVE me video ose të transmetohej video e regjistruar.

Komediania 40-vjeçar do të prezantojë çmimet Oscar me Regina Hall dhe Ëanda Sykes.

“Do të ketë shumë sy dhe veshë në këtë ceremoni. Mendoj se është një mundësi që të paktën të komentoj disa gjëra. Kam disa shaka që në një farë mënyre do të theksojnë situatën aktuale. Ka shumë gjëra të tmerrshme që ndodhin kështu që është e vështirë të fokusohesh në një. Unë bëra një propozim, doja të gjeja një mënyrë që Zelensky t’i drejtohej Oscar-it përmes satelitit ose të regjistroj  një video sepse shumë sy do ta shohin Oscars. Nuk kam frikë ta bëj këtë, por unë nuk jam producente”, tha Schumer.

Vlerësimet e ceremonisë së Oscar-it kanë ardhur në rënie vitet e fundit, por producentët shpresojnë që ekipi kryesor i përmendur të tërheqë një audiencë më të madhe.

Schumer nuk zbuloi nëse Zelensky ishte në dijeni të propozimit të saj dhe nëse ai do ta merrte parasysh atë. Ndodhet në Ukrainë, e cila është e rrethuar nga Rusia. /Demokracia.com/

Të ngjashme