Moderatorja Elita Rudi ka postuar një ‘Ask’ në ‘Instastory’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të dërguara nga ndjekësit e saj, ku një prej tyre ka qenë mjaft interesante.
Një prej ndjekësve e ka pyetur se përse nuk e prezanton spektaklin “Big Brother Vip Kosova” që pritet të filloj së shpejti dhe Elita e ka një përgjigje për këtë.
“Pse është caktuar prezantuesi! ”-shprehet Elita.
Duke lënë të kuptohet se ajo mund të jetë moderatorja e këtij reality show që do të realizohet për herë të parë në Kosovë. Elita tashmë është pjesë e Klan Kosovës, ku edhe do të transmetohet “Big Brother VIP Kosova”, shkruan Insajderi.