ShowBiz
Prezantohet koleksioni i ri i të brendshmeve Savage x Fenty nga Rihanna për festën e Shën Valentinit
Demokracia
11:39 | 14 Janar 2021
Koleksioni i ri Savage x Fenty

Share:

Rihanna ka lansuar linjën e re të brendshmeve Savage x Fenty që i paraprinë festës së Shën Valentinit. Linja e cila ka marrë kritika pozitive qoftë në aspektin estetik ashtu edhe në mesazhin pozitiv lidhur me diversitetin e modeleve, do të dalë në shitje me 14 janar.

Këngëtarja kësaj radhe për dizajnimin e linjës së re ka bashkëpunuar me kolektivin artistik “Labyrinth of Collages”.

Mëndafshi dhe dantella e kuqe janë materialet që e karakterizojnë koleksionin, i cili prezantohet nga vetë Rihanna në videon e shkurtër promovuese.

Rihanna ka treguar që nga fillmet e themelimit të kësaj marke se është vendosur të sjell ndryshime në botën e modës, duke filluar nga dizajnet që promovojnë dashurinë ndaj vetes, tendencën për të paraqitur fotografitë e modeleve të paedituara, diversitetin e trupave dhe moshës së tyre, si dhe koleksionin e veçantë për meshkuj.

Ajo çka e bën edhe më të veçantë koleksionin SavagexFenty janë çmimet të cilat për dallim nga markat e tjera janë më të përballueshme edhe për njerëzit e zakonshëm.

Të ngjashme