Sport
Prezantohet Ferrari i ri
Demokracia
13:16 | 14 Shkurt 2023

Share:

Është prezantuar makina Ferrari, njëvendëshja që pilotët Sharl Lwclerk e Karlos Sainz do të pilotojnë këtë sezon, me shpresën për t’u rikthyer te titulli në Formula 1.

SF23 ka zbritur në pistë, në Fiorano për të shfrytëzuar 100 km e vendosura në dispozicion për filmime dhe publicitet. Sipas mediave italiane makina është shumë më e shpejtë se ajo e vitit të kaluar dhe për këtë arsye, këtë sezon synohet titulli.

“Çdo gjë shkoi mirë. Inxhinierët po përpunojnë të dhënat e para. E gjithë kjo është shumë e veçantë, këtu ka një pasion të madh, diçka unike. Vitin e kaluar bëmë një hap të madh përpara, por nuk mjaftoi: synimi është ende titulli, jo vendi i dytë”,  u shpreh Lëklerk pas testeve të para.

“Me Sharl ka një konkurrencë të shëndetshme: Është diçka që na motivon dhe na shtyn të përmirësojmë secilin, por mbi të gjitha ka shumë respekt. Do japim maksimumin për Ferrarin”, deklaroi piloti spanjoll Sainz.

Të ngjashme