Sport
Prezantimi i Riberys, tifozët gati i vënë flakën stadiumit
Demokracia
22:55 | 06 Shtator 2021

Share:

Frenc Ribery vendosi të vijonte karrierën në Serinë A, pas largimit nga Fiorentina. Ylli francez, u prezantua ditën e sotme te skuadra e Salernitanës, teksa pritja që iu bë nga tifozët ishte madhështore.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh zbarkuan në stadiumin “Arechi”, për t’i uruar mirëseardhjen 38-vjeçarit. Nuk munguan as flakadanët dhe fishekzjarrët, të cilat krijuan me të vërtetë një atmosferë elektrizuese.

Ribery do të fitojë te Salernitana, 1.5 mln euro në sezon në 1 vit dhe më pas në rast mbijetese automatikisht do t’i rinovohet kontrata edhe për një sezon tjetër. /Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sky Sport (Italia) (@skysport)

Të ngjashme