ShowBiz
Prestigjiozja britanike “DailyMail” shkruan për performancën e Rita Orës në Shqipëri
Demokracia
09:59 | 08 Shtator 2022

Share:

Mediat botërore kanë shkruar për koncertin që mbajti ylli kosovar Rita Ora me 6 shtator në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Prestigjiozja Daily Mail shkruan se këngëtarja performoi disa nga hitet e saj, një moment që ajo e cilësoi si të paharrueshëm.

Po ashtu, media britanike vë theksin te veshja e këngëtares, e cila shfaqej me një body të zi, i krijuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti, i cili ka veshur dhe shumë yje të tjerë me famë botërore si Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

Në një moment, Rita ka ngritur me krenari flamurin shqiptar në ajër, thuhet në artikull. Këngëtarja e nisi me këngën e vitit 2019 “Ritual” duke interpretuar më pas disa nga hitet më të mëdha, përfshirë “Your Song” dhe “Hot Right Now”.

Ajo është vlerësuar me një çmim prestigjioz nga presidenti, Bajram Begaj.

“Krijuesja e “Body On Me’ ka lidhje të ndryshme me Tiranën, të cilën ajo e konsideron si shtëpi së bashku me Prishtinën dhe Londrën, dhe festimi i emërtimit të kryeqytetit si Kryeqyteti Rinor i BE-së është shumë afër zemrës së saj.

Më herët gjatë udhëtimit, Ritës iu dha dekorata Naim Frashëri, një çmim që u jepet shqiptarëve në fushën e shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme.”, thuhet mes të tjerash në artikull duke u ndalur më pas te takimi në Presidencë.

Ora tha për ndjekësit e saj se sa ‘mirënjohëse ishte që ishte në Shqipëri’. Krahas postimit të saj të fundit, ajo shkroi: “Dje zbrita në Shqipëri për një udhëtim që më është aq afër zemrës dhe do të thotë shumë për mua. Tirana feston shpalljen Kryeqytet Rinor i Evropës 2022!

Të ngjashme