Lajme
Presioni ndaj administratës: Ministri Peci i “urdhëron” zyrtarët e ministrisë t’i sjellin vërtetimet për verifikimin e të kaluarës së tyre
Demokracia
17:01 | 01 Nëntor 2023

Share:

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka kërkuar sot nga të gjithë zyrtarët e ministrisë t`i sjellin vërtetimet për verifikimin e të kalues së tyre kriminale.

Në “urdhëresën”, të cilën e ka siguruar Gazeta Nacionale, kërkohet që brenda 10 ditëve të gjithë zyrtarët publikë të ministrisë t`i dorëzojnë në Divizionin e Burimeve Njerëzore vërtetimet policore për verifikimin e të kalues kriminale dhe certifikatën nga gjykata mbi procedurën apo dënimet penale.

Kërkesa e ministrit Pecit, zyrtarëve civilë u është përcjell përmes emailit nga Egzon Avdijaj, zyrtar i lartë ekzekutiv në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në MBPZHR.

Aty tregohen edhe arsyet e kësaj kërkesës.

Në emër të Ministrit të MBPZHR, z. Faton Peci, obligohen të gjithë punonjësit e Ministrisë të sjellin vërtetime policore për verifikimin e të kalues kriminale dhe certifikatën nga Gjykata mbi procedurën apo dënimet penale. Arseja e kërkesës është: verifikimi i punonjësve lidhur me procedurat e lartcekura me qëllim të zbatimit Ligji NR. 08\L-197 për Zyrtarët Publik”, thuhet në email.

Më tej, thuhet se dokumentacioni i kërkuar do të verifikohet.

Të gjithë vërtetimet dërgohen tek Divizioni i Burimeve Njerëzore në MBPZHR dhe BDNj pas pranimit vërtetimeve dhe certifikateve, obligohet t`i verifikoj dhe raportoj gjendjen faktike të shqyrtimit të dokumentacioni të ZSP. Afati i zbatimit i kësaj urdhërese është 10 ditorë”, thuhet në emailin që e ka siguruar gazeta.

Kërkesë e panevojshme

Kërkesa e ministrisë për të sjell dokumentet në fjalë po konsiderohet e panevojshme nga zyrtarët publikë të ministrisë dhe nga sindikatat e shërbyesve civilë.

Madje, një gjë e tillë po shihet edhe si presion ndaj shërbyesve civilë.

Zyrtarët që e kanë pranuar këtë email të mërkurën janë shprehur të shqetësuar.

Në kushte anonimiteti, një zyrtar i kësaj ministrie i ka thënë gazetës Nacionale se kjo kërkesë është një lloj presioni.

Sot e kemi marrë një email të tillë dhe jemi ndier të shqetësuar. Ky është një lloj presioni që po na bëhet”, ka thënë zyrtari në fjalë.

Urdhëresa e ministrit Peci është parë e panevojshme edhe nga sindikatat e shërbyesve civilë.

Përfaqësuesi i sindikatave të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka thënë për gazetën Nacionale se një kërkesë e tillë është e panevojshme.

Ai ka thënë se një kërkesë e tillë e kanë bërë edhe disa institucione tjera.

Unë dhe Agjencia ime kemi refuzuar me plotësu, sepse kjo si shërben asgjë institucionit. Kjo veçse e rendon zyrtarin, duke i kushtuar në kohë dhe shpenzime për tu pajisur me këto dokumente”, ka thënë ai.

Sipas tij, dokumentet e tilla janë të nevojshme vetëm në rastin e punësimit.

Ne nuk e kemi përfillur këtë gjë, sepse kjo mund të kërkohet vetëm me rastin e punësimit, por jo me vonë”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria Kurti bën presion ndaj zyrtarëve publikë.

Presioni i stafit politik ndaj shërbyesve civilë në administratës shtetërore ka ndodhur edhe më parë.

Nëpër ministri dhe agjenci të pavarura ndërhyrja e kundërligjshme e kabineteve politike në stafin civil është shndërruar gati në dukuri normale.

Kjo ka bërë që shumë zyrtarë ta lënë punën në administratë ose të marrin pushim pa pagesë.

Ndërhyrjet e politikes kanë ndikuar edhe në rritjen e ankesave të stafit civil në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

Vetëm në pjesën e parë të këtij vitit këshilli ka pranuar 900 ankesa nga nëpunësit civil.

Të ngjashme