Lajme
“Presion mbi Kushtetuesen”, Kajtazi kërkon që opinioni të informohet për vizitën e drejtorit të AKI-së në Gjykatën Kushtetuese
Demokracia
20:44 | 16 Prill 2023

Share:

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kërkuar që opinioni të informohet lidhur me vizitën e drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tij, natyra punës se Gjykatës dhe AKI-së ndryshon në tërësi.

Përmes një postimi në Facebook, Kajtazi ka thënë se AKI e ka shef politiken, pra kryeministrin dhe Presidenten, e cila ka një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, prandaj sipas Kajtazit, kjo paraqet konflikt interesi.

Tutje ai ka thënë se AKI nuk guxon të shkojë për vizitë në ketë institucion, duke shtuar se ky është presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Publiku duhet ta dije sakte arsyen e vizitës se drejtorit te AKI-se ne Gjykatën Kushtetuese, sepse natyra punës se Gjykates dhe AKI-se ndryshon në teresi.

AKI e ka shef politiken, pra Kryeministrin dhe Presidenten, e cila ka nje lende ne Gjykaten Kushtetuese. Kjo është konflik interesi i hapur.

Nuk guxon AKI të shkoje per vizite ne kete insitucion. Asnjehere. Ky eshte presion mbi Gjykaten Kushtetuese. Se per cilin gjyatar ka dorezuar “dosje” Petrit Ajeti do ta mesoni shpejt.

Të ngjashme