Lajme
“Presidentja të ndërmarrë iniciativë për konsulta politike mes partive”
Demokracia
22:46 | 07 Maj 2025

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e sheh si opsion që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – në dritën e bllokadës politike në Kuvendin e Kosovës ku Vetëvendosja s’po arrin të zgjedhë dhe as ndërrojë emrin e Albulena Haxhiut për – që të nis iniciativë për konsulta politike mes partive.

“Një opsion tjetër është kyçja e institucionit të presidentes, në këtë rast presidentja. Unë besoj se Presidentja ne mandatin e saj ose mundet vetë të marrë iniciativë të konsultës me partitë politike, duke qenë në dijeni që ka ngec ecja përpara e konstituimit të institucioneve. Ose mund t’i drejtohet Gjykatës, por i duhet një vendim paraprak”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Të ngjashme