Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Pashkët ortodokse.
Osmani nëpërmjet një komunikate për medie ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve duke thënë se ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, përcjell Demokracia.com.
“Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat antiCOVID dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”, citohet të ketë thënë Osmani.
Më tej, në urimin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen.
“Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t`i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia. Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje”, citohet të ketë thënë Presidentja Osmani./Demorkacia.com/