Lajme
Presidentja Osmani u fotografua në varrimin e Mbretëreshës| Ajo bëri shkelje pasi që rregullat e ndalojnë këtë
Demokracia
21:23 | 19 Shtator 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, i shkeli rregullat. Ajo publikoi sot shumë fotografi nga ceremonia e nderimit të Mbretëreshës britanike.

Ditë më parë Pallati i Westminsterit ka bërë publike rregullat që duhet të ndjekin njerëzit që dëshironin të bënin homazhe për Mbretëreshën Elizabeth, shkruan Demokracia.com.

“Ata që marrin pjesë në Pallatin e Westminsterit do të lejohen të marrin vetëm një çantë të vogël me vete. Për më tepër, duhet të jenë të qetë dhe të veshur mirë brenda vendit të ngjarjes. Gjithashtu duhet të kenë telefonat celularë të fikur ose në modalitetin e heshtur. Gjithashtu nuk do të lejohen fotografimi dhe xhirimet”, u bë e ditur nga Pallati Mbretëror. /Demokracia.com/

Një veprim i ngjashëm i presidentit të Armenisë, Vahagn Khachaturya, i cili ka realizuar fotografi brenda sallës ku gjendej arkivoli i mbretëreshës, ka shkaktuar zemërim në Britani të Madhe.

Reagime të ngjashme tashmë kanë nisur nëpërmjet platformës Twitter edhe ndaj Presidentes së Kosovës, në postimin e saj.

“Është funerali i një zonje të vjetër. Ke pak respekt”, i drejtohet presidentes një përdorues në Twitter.

“Presidente, ke shku në funeral, jo në takim bilateral”, i drejtohet një tjetër.

“Duheta ta shkarkosh këdo që ka bërë këto fotografi”, i ka thënë një tjetër.

Mediat britanike kanë raportuar se fotografimi nga ndihmësi i tij, është shpërndarë dhe kritikuar nga britanikët si një akt mosrespekti ndaj mbretëreshës tashmë të ndjerë.

Presidenti armen, i njohur si aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, është kapur nga incizimet teksa fotografohej në mënyrë ta pandalshme afër arkivolit.

Madje, edhe kur është përkulur para arkivolit, ndihmësi i tij është parë teksa ka nxjerrë telefonin për të realizuar fotografi.

Sipas mediave, protokolli ndalon në mënyrë strikte përdorimin e çfarëdoshëm të kamerave brenda ndërtesës së vjetër 1000 vjet, ku ndodhej trupi i mbretëreshës.

Sipas “The Sun”, stafi i sallës në Ëestminster është nervozuar me aktin e presidentit armen. Një person që ka folur për gazetën ka thënë: “Ishte veprim i madh mosrespekti. Krejtësisht e pafalshme për mua. Do të duhej të turpërohej nga vetja.”.

“E tmerrshme. Dërdëllitej në platformë, qeshte dhe nuk shfaqte respekt”, ka thënë një tjetër.

Një fotografi tallëse ndaj presidentit armen, pas skandalit të tij

“Ishin qindra njerëz në atë sallë dhe askush nuk po fliste. Vetëm ai. Cak, cak, cak, cak. Qartazi, ai planifikonte që të bënte fotot”, ka thënë një person tjetër.

Gjatë funeralit, Presidentja Osmani ka takuar presidenten Biden, ku sipas saj, e ka falënderuar për mbështetjen e Kosovës.

Të ngjashme