Lajme
Presidentja Osmani tregon se kur do të vijë kontigjenti tjetër i vaksinave
Demokracia
13:37 | 06 Prill 2021

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se numri i të infektuarve me Covid-19 është i madh dhe se po punohet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë që të sigurohet kontigjentet e radhës të vaksinave .

Kështu tha ajo në një prononcim për media, gjatë një vizite që pati në sallën “1 tetori” e cila tanimë është shndërruar në qendër të vaksinimit.

“Numri i vdekjeve dhe infeksioneve është i madh, vala e tretë e ka përshkuar gjithë Evropën. Duhet kujdes i madh prej secilit prej nesh, që të respektojmë masat, ta respektojmë njëri-tjetrin.

Jemi duke punuar bashkë me Qeverinë dhe Ministrinë që të vijnë kontigjentet e ardhshme të vaksinave, me të cilët kemi punuar bashkarisht”, tha Osmani, shkruan Demokracia.com.

Gjatë kësaj vizite së bashku me Presidenten ishte edhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia./Demokracia/

Të ngjashme
Lajme • 21 Prill 2025