Lajme
Presidentja Osmani takohet me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë
Demokracia
15:37 | 18 Mars 2022

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.

Ky delegacion përbëhet nga Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden teksa në krye te delegacionit amerikan është Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të ShBA-së për Siguri Kombëtare.

Në Kosovë bashkë me ta janë edhe Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).

Delegacioni u shoqërua edhe nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Amy Carnie.

Të ngjashme