Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret nesër në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kështu ka bërë të ditur zyra e Presidencës nëpërmjet një komunikate për medie, në të cilën thuhet se takimi do të mbahet nga ora 10:10, në kabinetin e Presidentes, përcjell Demokracia.com.
Komunikata e plotë:
Në orën 10:10, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Lajčák.
Vendi: Kabineti i Presidentes;
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, dhe më pas do ketë edhe komunikatë për media.
P. S – Ju njoftojmë se duke filluar nga 13 shtator 2021, në të gjitha aktivitetet që organizohen nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për të gjitha mediet e interesuara për t’i përcjellë ato, DUHET që në hyrje të objektit, të dëshmojnë se janë të vaksinuar me vaksinën kundër COVID19 në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë brenda./Demokracia.com/