Lajme
Presidentja Osmani pret në takim kryediplomaten gjermane Baerbock
Demokracia
18:23 | 10 Mars 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare dy ditore.

Pas takimit me Osmanin, kryediplomatja gjermane do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’ rast do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje nga ky takim.

Kujtojmë se Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock do të qëndrojë në vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.

 

Të ngjashme