Lajme
Presidentja Osmani premtoi 1 milion drunj për 1 vit, por tërë vitin u mor me “dukjen” e vet
Demokracia
19:51 | 06 Qershor 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani kishte premtuar para një viti që do të mbillen një milion drunj në Kosovë brenda një viti.

Në Ditën Botërore të Mjedisit, para një viti, tri institucione në Kosovë kishin nisur kampanjën për ambient më të pastër. Presidentja Vjosa Osmani bashkë me ministrin Liburn Aliu dhe ministrin tjetër Faton Peci, kishin njoftuar se për një vit do të mbjellin 1 milion drunj në gjithë vendin. Këtë e kishin konsideruar hap të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit. Për këtë u kishin bërë thirrje partnerëve të Kosovës që të bashkohen në këtë rrugëtim.

Presidentja Vjosa Osmani përmes video-kampanjës së bashku me ministrin Liburn Aliu dhe ministrin tjetër Faton Peci kanë treguar për nismën e mbjelljes së 1 milion drunjve.

Kryetarja e shtetit kishte thënë se koha është për të lëvizur nga fjalët në vepra.

Por, a është mbajtur ky premtim? Veprat e vetme të tyre vazhdojnë të mbesin fjalët.

Të ngjashme