Lajme
Presidentja Osmani ka probleme shëndetësore, trajtohet në spitalin privat “Aloka”
Demokracia
00:11 | 03 Nëntor 2022

Share:

Veturat e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka rreth 2 orë që janë “stacionuar” te spitali privat “Aloka” në Veternik.

Brenda spitalit po qëndron e para e shtetit, e cila duket se ka probleme shëndetësore, që aktualisht për publikun po mbahen fshehur.

Demokracia.com ka kontaktuar më herët përmes telefonit edhe me kujdestarinë e këtij spitali, por ata as nuk e kanë mohuar dhe as pohuar që presidentja Osmani është duke e trajtuar tani brenda spitalit, duke e ndërprerë telefonatën me nervozë.

Presidentja Osmani i ishte nënshtruar edhe më herët një operacioni në Turqi për humbjen e peshës, i cili kishte nxitur debat të madh në shoqëri.

Një operacioni i ishte nënshtruar më herët edhe paraardhësi i Osmanit, ish-presidenti Hashim Thaçi, por ai e kishte njoftuar opinionin politik për intervenimin dhe operimin e kishte kryer në spitalin shtetëror, konkretisht në QKUK. /Demokracia.com/

Të ngjashme