Lajme
Presidentja Osmani i flet për bashkëpunim një shteti që nuk e njeh Kosovën
Demokracia
16:18 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Indonezisë, Joko Widodo, në Konferencën për Ndryshimet Klimatike.

Me presidentin e shtetit që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, Osmani tha se ka biseduar për potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“E nderuar të takohem me Presidentin indonezian, Joko Widodo, gjatë COP28 sot. Theksova potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Indonezisë në dobi të popujve tanë paqedashës dhe se si mund të kontribuojmë së bashku në adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, tha Osmani.

Të ngjashme