Lajme
Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë takohen pakëz me kancelarin Scholz
Demokracia
13:42 | 19 Shtator 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani është takuar pakëz me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në pritjen e organizuar për ndër të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.

Në këtë pritje, Osmani dhe bashkëshorti i saj kanë arritur t’i shtrëngojnë duart me kancelarin gjerman.

Osmani ka shkruar se “jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje”.

“Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë. Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme
Lajme • 08 Shtator 2024