Lajme
Presidentja hungareze sot qëndron në Kosovë, mbyllen përkohësisht disa segmente rrugore
Demokracia
08:03 | 13 Shtator 2022

Share:

Me rastin e vizitës së presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, Policia e Kosovës thotë se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurta kohore të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.

Të ngjashme