Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola përmes një video-mesazhi i është adresuar Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ajo ka folur për gratë në Ukrainë, duke thënë nga to mësojmë kurajon dhe frymëzimin.
Metsola gjithashtu u shpreh se Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë i përkushtuar që të ndihmojnë gratë.
Nga gratë në Ukrainë mësojmë për kurajon dhe frymëzimin. Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë i përkushtuar që të ndihmojnë gratë përmes agjendës për Gratë, Sigurinë dhe Paqen, duke punuar me OKB-në, me NATO-n për të fuqizuar gratë dhe për t’u dhënë rol në arritjen e paqes. Bashkimi Evropian qëndron me këtë agjendë dhe kemi kërkuar përfshirjen e më shumë grave dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së, derisa stafi i BE-së duhet të kenë trajnim mandator për barazinë gjinore”, tha ajo.
Metsola në përfundim të adresimit tha se pavarësisht sfidave për të drejtat e grave, nuk ka vend për pesimizëm, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk ka vend për pesimizëm, si folës të zëshëm për të drejtat e gruas edhe në negociata të paqes, kemi shumë gjëra për të ndarë mes nesh, por duhet edhe mos të lejojmë gjëra të tilla. Iu dëshiroj diskutime të plota dhe besoj që mesazhi juaj do të përçohet në mbarë botën për avancimin e të drejtave të gruas, paqen dhe sigurinë”, u shpreh tutje ajo.