Lajme
Presidentja e KE-së: Do të bëjmë çmos që ta bindim Këshillin për liberalizimin e vizave
Demokracia
10:55 | 27 Tetor 2022

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

Në një konferencë për medie pas këtij takimi, presidentja e KE-së, von der Leyen është pyetur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton Demokracia.com.

Ursula von der Leyen, theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e liberalizimit të vizave qysh në vitin 2018.

Ajo theksoi do të bëjnë përpjekje maksimale që ta bindin Këshillin e Evropës për këtë çështje, duke theksuar se Komisioni Evropian është tërësisht në anën e Kosovës.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e nevojshme. Këtë e kemi thënë në vitin 2018, këtë e kemi thënë këtë vit e para disa javëve. Gjithashtu edhe në aspektin teknik për liberalizim të vizave janë plotësuar të gjitha standardet për to. Komisioni është tërësisht në anën tuaj dhe do bëjmë çmos që ta bindim tërë këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive. Sa i përket sistemit të ETIAS, kjo është e pavarur nga ky proces, është proces shumë i rëndësishëm për BE-në. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti teknik që të gjithë ata që futen në Bashkimin Evropian të aplikojnë përmes këtij sistemi i cili do të jetë i pavarur nga kërkesat-kriteret e vizave. Këtu do të kemi transparencë për lëvizje dhe kjo do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së sepse rrit edhe besimin e shteteve anëtare për funksionimin e ligjit”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. /Demokracia.com/

Të ngjashme