Lajme
Presidenti ukrainas flet për herë të parë pas pushtimit rus: Nuk jemi frikësuar
Demokracia
01:26 | 22 Shkurt 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky është deklaruar për herë të parë pas pushtimit të Donbasit nga Rusia.

“Nuk jemi frikësuar”, ka thënë ai, transmeton Demokracia.com.

Agjencia e lajmeve AFP transmeton deklaratën e Zelenskyt pasi që Rusia njohu si republika dy qytetet pro-ruse, Donetskun dhe Luhanskin.

“Pres mbështetje të pastër nga Perëndimi”, citohet të ketë thënë tutje presidenti ukrainas.

“Kufiri ndërkombëtar i Ukrainës do të mbetet i njëjtë, pavarësisht nga njohja e territoreve separatiste nga Rusia”, tha ai.

Ai shtoi se kufijtë e Ukrainës janë të sigurt.

Lidhur me lëvizjen e Rusisë për të njohur territoret e shkëputura si të pavarura, Zelensky tha se kjo ishte një shkelje e dukshme e Marrëveshjes së Minskut.

Mediat raportuan se fjalimi i tij zgjati më pak se 5 minuta. /Demokracia.com/

Konfirmohet mbajtja urgjente e mbledhjes së KS të OKB-së, Rusia del me kërkesë absurde

 

Të ngjashme