Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë 40-minutëshe, ku diskutuan sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes së SHBA për Ukrainën.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dy liderët folën për 40 minuta.
Pas takimit, Zelensky shkroi në “Twitter” se të dy diskutuan “forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës”.
Nuk u zbuluan detaje të mëtejshme të thirrjes.
Strengthening sanctions, concrete defense assistance and an anti-war coalition have just been discussed with @POTUS. Grateful to 🇺🇸 for the strong support to 🇺🇦!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022