Lajme
Presidenti serb ende i sëmurë, Kremlini e jep njoftimin: Më 9 maj bisedime bilaterale Putin -Vuçiq
Demokracia
17:34 | 06 Maj 2025

Share:

Mediat në Serbi kanë raportuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të zhvillojë më 9 maj një bisedë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për një sërë çështjesh dypalëshe si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Mediumi N1 njofton se Vuçiq do të udhëtojë në Moskë.

Tutje në mediat e Beograditnjoftohet se agjendën e ka bërë publike ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov.

Ushakov ka theksuar se bashkëpunimi strategjik mes Rusisë dhe Serbisë është i dobishëm për të dyja palët, sipas agjencisë Interfax.

“Veç bisedimeve për çështjet dypalëshe, do të shkëmbehen edhe mendime për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Më herët ishte njoftuar se presidenti serb do të udhëtonte më 8 maj drejt Moskës për të marrë pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore. Megjithatë, vizita në Rusi është bërë e pasigurt pasi Vuçiç e ndërpreu papritur vizitën në SHBA për shkak të problemeve shëndetësore.

Nga ana tjetër, siç ka raportuar më herët Informer, Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabić, është shprehur, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Vuçiç do të shkojë në Federatën Ruse, se “presidenti e mban fjalën e dhënë”.

Po ashtu është bërë e ditur se Vuçiq do t’i kthehet punës më 7 maj kur edhe do të ketë një adresim për media.

Të ngjashme