Lajme
Presidenti rus, Vladimir Putin po bëhet baba sërish në moshën 69-vjeçare
Demokracia
00:04 | 10 Korrik 2022

Share:

Vladimir Putin raportohet se po bëhet sërish baba. Presidenti i Rusisë, 69-vjeçar, thuhet se po bëhet baba me partneren e tij të shumëpërfolur, gjimnazisten Alina Kabaeva. Tani çifti janë në pritje të një vajze, sipas kanalit Telegram General SVR – një llogari në internet që thuhet se është përditësuar nga burime të Kremlinit, shkruan mirror.co.uk.

Foto: Screenshot/Arkiv

Të njëjtat raporte pohojnë se kur u tha për lajmin, Putin u ankua: “Kam mjaft fëmijë siç është, dhe kam pasur mjaft vajza shumë kohë më parë”. Jeta private e Putinit është shumë e mbyllur dhe nuk dihet saktësisht se sa fëmijë ka ai. Vajzat e tij më të njohura janë akademikja dhe biznesmenja Maria Vorotsova, 37- vjeçare dhe shkencëtarja dhe ish-balerina Katerina Tikhonova, 35-vjeçare, të cilën ai e kishte me ish-gruan Lyudmila.

Foto: Screenshot/Arkiv

Në mars 2015, u pretendua se Kabaeva lindi një djalë në një klinikë VIP në Zvicër, dhe në vitin 2019, ajo raportohet se kishte binjakë në Moskë. Por një gjinekolog zvicerano-rus i tha shtypit zviceran në vitin 2022 se të dy lindjet ishin të djemve që do të nënkuptonte se Putini ka dy djem të moshës shtatë dhe tre vjeç nga zonja e tij tashmë shtatzënë.

Foto: Screenshot/Arkiv

Sido që të jetë, akoma asgjë nuk është konfirmuar nga vet presidenti rus.

Të ngjashme